Seminari fillestar në kuadër të projektit MakeOver u mbajt nga 1 deri në 6 Dhjetor 2018 në Lubljanë, Slloveni dhe në të morën pjesë përfaqësues të organizatave bashkëpunëtore për këtë projekt. Konsorciumi në kuadër të këtij projekti është formuar nga organizata dhe institucione publike nga 7 vende, dhe këto janë CSO Libero (Serbi), PRONI Center (Bosnje dhe Hercegovinë), La Fenice (Itali), Mladi Zmaji (Slloveni), OJQ Prima (Mali i Zi), Kosova Young Lawyers (Kosovë), Alumni Mandoulides (Greqi) dhe Youth for Exchange and Understanding (Belgjikë).
Gjatë gjashtë ditëve të seminarit partnerët mësuan më shumë rreth njëri-tjetrit dhe u njohën me aktivitetet e ardhshme që do të realizohen në kuadër të këtij projekti. Ata gjithashtu krijuan kanale komunikimi dhe upajtuan për hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë për të siguruar zbatimin e lehtë të projektit. Me ndihmën e ekspertëve, anëtarët e Konsorciumit patën mundësinë të përvetësojnë njohuri të reja lidhur me proceset e MakeOver të jashtëm dhe të brendshëm dhe të njihen me konceptet siç janë planifikimi strategjik, strategjia e komunikimit, mbledhja e fondeve ose menaxhimi i njohurive. Për të zhvilluar plotësisht metodat e nevojshme për MakeOvertë jashtëm dhe të brendshëm të organizatave dhe institucioneve, do të organizohen edhe dy seminare trajnimi, një në Serbi dhe tjetri në Greqi. Me seminarin fillestar, projektit MakeOver zyrtarisht fillojë! Na ndiqni në muajt e ardhshëm dhe na lini të ndihmojmë organizatën tuaj të rritet në mënyrë të qëndrueshme.
Projekti MakeOver është bashkë–financuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.