Menaxhimi i vullnetarëve


“Një person që bën diçka, veçanërisht duke ndihmuar njerëzit e tjerë, me dëshirë dhe pa u detyruar ose paguar ta bëjë atë.”


Përkufizimi për vullnetarë nga Fjalori Cambridge


Ne kemi folur për menaxhimin në përgjithësi, ndërsa tani ne do të përqendrohemi më shumë në ato pasuri të papaguara të organizatës suaj – vullnetarët dhe menaxhimi i tyre.


Deri në këtë pikë, ju duhet të keni vendosur tashmë sipas planit tuaj strategjik nëse organizata juaj duhet ose nuk duhet të ketë vullnetarë. Nëse përgjigjja e juaj është “po”, rreshtat në vazhdim mund ti shihni të dobishme në atë proces.


Ne do t’ju sjellim:

  • Planifikimi dhe përgatitja e seksionit të vullnetarëve të organizatës suaj;
  • Procesi i rekrutimit;
  • Menaxhimi i punës së tyre të përditshme;
  • Arsimim dhe trajnim shtesë.

Procesi i planifikimit dhe përgatitjes


Nëse jeni duke e lexuar këtë faqe, kjo me siguri do të thotë se ju e keni kuptuar rëndësinë e vullnetarëve për qëllimin tuaj strategjik. Tani duhet të përcaktoni se si do të përshtateni në sistemin tuaj organizativ.


Le të fillojmë duke përcaktuar deklaratën tuaj të misionin vullnetar. Duke përdorur të njëjtën metodologji e cila është përshkruar në kapitullin ‘Planifikimin strategjik’ të këtij manuali pune (toolkit) / Misioni dhe Vizioni i organizatës suaj, ju duhet të mblidhni ekipin tuaj dhe mundohuni të përcaktoni deklaratën e misionit që do të:

  • Ku deklaroni pse organizata do të donte të kishte vullnetarë;
  • Tregoni qartë vlerësimin tuaj për punën vullnetare;
  • Frymëzoni vullnetarët t’i bashkohen organizatës tuaj;
  • Ndani vlerat kryesore të organizatës suaj.


Testoni deklaratën tuaj me disa nga njerëzit të cilët besoni se mund të bëhen vullnetarët tuaj. Nëse ju pëlqen, bëjeni sa më të dukshme që është e mundur, në mënyrë që të gjithë të dinë këtë gjë.

Kur të keni deklaratën tuaj të misionit, është koha të përcaktoni një objektiv strategjik të të pasurit vullnetarë. Në shumicën e rasteve, ju duhet të vendosni nga:

Të keni vullnetarë të specializuar / të gatshëm për t’u specializuar në një fushë të caktuar të punës suaj organizative;

Të keni numër të madh vullnetarësh që do të mbështesin aktivitetet tuaja;

Modeli i përzier i përmendur në të dy pikët më lartë.


Ky vendim varet nga qëllimi juaj strategjik dhe mënyra si mendoni se duhet/mundeni t’i arrini ato. Diskutoni për këtë me ekipin tuaj. Pas kësaj ju duhet të ndërmerrni vendimet/veprimet në vazhdim:

  • Emëroni një person i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin e seksionit të vullnetarëve të organizatës suaj. Sigurohuni të jetë person i cili kupton rëndësinë e punës vullnetare, është i motivuar të punojë me vullnetarët dhe mundësisht të ketë kompetenca më të larta.
  • Përshkruani rolin/et të cilin do ta kenë vullnetarët brenda organizatës suaj. Ndajeni në aktivitete dhe detyra të cilat vullnetarët do të kryejnë ose do të bëhet për vullnetarët.
  • Sipas planit të veprimit të përcaktuar më parë, kushtoni shuma të caktuara të buxhetit për aktivitete.
59%
Buy now
Albanian