Seminari i trajnimit të brendshëm MakeOver që u organizua në kuadër të projektit MakeOver u mbajt në Vrshac, Serbi, nga 16 deri më 23 Shkurt 2019. Pjesëmarrës nga shtatë vende janë mbledhur në mënyrë që të punojnë në MakeOver të brendshëm të organizatave të tyre dhe së bashku me ekspertë dhe trajnerë mësojnë më shumë rreth planifikimit strategjik dhe menaxhimit organizativ. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit gjithashtu përfituan nga njëshans unik për të përvetësuar aftësi të reja në lidhje me menaxhimin e vullnetarëve, menaxhimin e kohës dhe transferimin e njohurive. Të gjitha këto aftësi dhe njohuri të fituara rishtazi do t’í ndihmojnë organizatat e tyre të rriten dhe të bëhen të qëndrueshme dhe të orientuara drejt qëllimit në të ardhmen e afërt. Pjesëmarrësit e trajnimit të brendshëm MakeOver do të zbatojnë planet strategjike të zhvilluara në Vrshac në punën e tyre të përditshme dhe ekspertët tanë do t’i ndjekin dhe mbështesin ata në përpjekjet e tyre për të sjellë ndryshimin në punën e ekipeve të tyre. Në muajt e ardhshëm do të krijojmë një manual online dhe do të ndajmë njohuritë e mbledhura në kuadër të projektit MakeOver me të gjitha organizatat dhe institucionet që janë të interesuar për të përmirësuar punën e tyre.
Sidoqoftë, projekti MakeOver nuk është përfunduar dhe pjesëmarrësit tanë do të ndjekin një trajnim të dytë, të jashtëm të Makeover-it. Objektivi kryesor i trajnimit të dytë MakeOver do të jetë ri-ndërtimi i jashtëm i organizatave përmes krijimit dhe zbatimit të strategjive të komunikimit.
Qëndroni me ne dhe na ndiqni në rrugëtimin tone në të cilin do të ri–mendojmë, ri–organizojmë dhe ri-krijojmë ëndrrën e ekipit tuaj!
Projekti MakeOver është bashkë–financuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian