Internal MakeOver

Mirë se vini në manualin e punës (toolkit) MakeOver të brendshëm

Manuali online i cili ka shndërruar ekspertizat dhe përvojën e menaxhimit të biznesit në udhëzues hap pas hapi të përshtatur për OSHC-të si e juaja

  • në mënyrë sistematike dhe strategjike vendosni organizatat e juaja për të arritur potencialin e plotë;

  • siguroni zhvillimin dhe rritjen e qëndrueshme në organizatën tuaj.


Ne jemi të sigurt se tani jeni duke e pyetur veten “Çka do të mësoj nëse e lexoj këtë manual pune (toolkit)?”

Epo, le të shkojmë menjëherë tek ajo. Ju do të jeni të aftë të:

  • Mësoni si të orientoni qëllimet e organizatës suaj përmes planifikimit strategjik;
  • Të fitoni të gjitha aftësitë dhe mbështetjen se si të nxirrni më të mirën nga ekipi dhe vullnetarët të cilët i menaxhoni;
  • Do të fuqizoheni të menaxhoni të gjitha programet dhe ndryshimet strukturore me të tjerët në ekipin tuaj, duke mbajtur njohuritë në organizatën tuaj;
  • Mësoni se si të shndërroni idetë tuaja në projekte strategjike të organizatës suaj në mënyrë sa më efektive.

Sigurisht që, puna jonë si organizata të shoqërisë civile ndryshon në thelbin e saj nga të kuptuarit tradicional të biznesit. Ne jemi të shtyrë që të sjellim ndryshime në shoqëri dhe të reja në mësim, aktivizëm dhe vullnetarizëm, ku edhe jemi kryesisht të përqendruar. Megjithatë, kur vie tek udhëheqja e organizatës, një shoqërie apo ndonjë kompanie, ne kemi shumë gjëra të përbashkëta. Mënyra se si ne i prezantojmë organizatat tona, si e bëjmë hierarkinë e vendimmarrjes sipas planeve strategjike, si i menaxhojmë stafin dhe vullnetarët, ose menaxhojmë njohuritë brenda organizatave tona, etj. Megjithatë, ekziston një ndjenjë që kompanitë janë shumë të përqendruara  në zhvillimin e organizatave dhe procedurave, dhe nga ai burim përdorin potencialin, kreativitetin dhe efikasitetin për të drejtuar bizneset; ndryshe nga OSHC-të që janë disi të përqëndruara në krijimin e ideve të reja dhe inovative, me më pak vëmendje për procedurat dhe strukturën e brendshme. Si rezultat, kjo shpesh shkakton vështirësi në zbatim dhe qëndrueshmëri.

Po, ne jemi të vetëdijshëm që kryesisht është për shkak të natyrës së graneve të donatorëve tanë, të cilët investojnë më shumë në ide se sa në organizatë. Por, nëse dëshirojmë të kemi organizata të qëndrueshme, efikase dhe të orientuara për tu zhvilluar, duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje strukturës sonë të brendshme.

Programet të shkëlqyera kanë nevojë për organizata të shkëlqyera mbrapa tyre!

Kjo është arsyeja pse ne kemi transferuar ekspertizën dhe përvojën e biznesit në udhëzuesin hap pas hapi për OSHC-të në MakeOver duke përdorur potencialin e plotë për të pasur sukses në misionin thelbësor.  Ne besojmë se vetëm së bashku mund t’i arrijmë qëllimet tona dhe t’i ndihmojmë të rinjtë të arrijnë të tyret. Kjo është arsyeja pse ne u mblodhëm për të krijuar këtë projekt dhe ju bëjmë thirrje të na bashkoheni dhe të filloni të ndryshoni punën e të rinjve me ne!

1%
Buy now
Albanian