Manuali i punës/udhëzuesi i brendshëm MakeOver është bërë për:
- Organizatat rinore, shoqatat rinore ose çdo lloj i grupit jo formal që punojnë me dhe për të rinjtë;
- Udhëheqësit, menaxherët dhe personat përgjegjës për zhvillimin strategjik të atyre organizatave;
- Çdo person përgjegjës në organizatën rinore për drejtimin e një ekipi, projekti ose detyre të caktuar;
- Të gjithë ata që dëshirojnë të krijojnë një organizatë të re rinore, grup ose shoqatë jo formale.
Nëse e gjeni veten më lartë, atëherë gjithçka që ju nevojitet është:
- Të motivoheni për të ndryshuar dhe përmirësuar mjedisin organizativ;
- Një ekip i njerëzve i shtyrë nga dëshira për të pasur një organizatë të qëndrueshme dhe të orientuar drejt vizionit;
- Gati për t’u përqendruar në zhvillimin organizativ që nesër të mund të bëjmë një punë efektive dhe efiçente në projekte.
Manuali i punës/udhëzuesi Makeover përmban kapitujt më poshtë:
- Planifikimi strategjik;
- Menaxhimi i njerëzve në organizatën tuaj;
- Menaxhimi i vullnetarëve;
- Menaxhimi i njohurive;
- Ndryshimi i menaxhimit;
- Menaxhimi i projektit.