Trajnimi i Jashtëm MakeOver u mbajt në Selanik, Greqi, midis 1 dhe 8 Qershor 2019. Ai u organizua në kuadër të projektit MakOver, i mbështetur nga Programi Erasmus+ dhe u zbatua nga organizata partnere nga Serbia, Belgjika, Greqia, Sllovenia, Bosnia-Hercegovina, Italia, Malii Zi dhe Kosova*. Ky seminar trajnim paraqet një vazhdim tëpunës së bërë në trajnimin e brendshëm MakeOver, të mbajtur në Mars në Vrshac, në të cilën pjesëmarrësit tanë mësuan për planifikimin strategjik dhe menaxhimin organizativ.
Pjesëmarrësit e trajnimit të jashtëm MakeOver patën një shans të punojnë me pedagog dhe ekspert në mënyrë që të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të fitojnë aftësi të reja në lidhje me krijimin dhe zbatimin e strategjive të komunikimit. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit gjithashtu punuan në përshtatjen dhe rifreskimin e misionit dhe vizionit të organizatave të tyre, zhvillimin e identitetit të tyre vizual, identifikimin dhe ndarjen e grupeve të synuara, krijimin e vleravetë propozuara, ngritjen e fondeve efektive dhe krijimin e kanaleve të komunikimit me palët e interesuara dhe grupet e synuara. Të gjitha këto hapa të të mësuarit janë ndërmarrë në mënyrë që të mbështesin organizatat për ta bërë punën e tyre më efektive, të qëndrueshme dhe të orientuar drejt qëllimit. Ekspertët tanë gjithashtu do t’u ofrojnë atyre mbështetje mentoruese në muajt e ardhshëm për t’i ndihmuar ata të zbatojnë njohuritë e marra në këtë projekt.
Njohuritë dhe aftësitë e mbledhura brenda këtij projekti do të jenë në dispozicion falas për të gjitha organizatat, institucionet dhe individët e interesuar në faqen e internetit, të cilat do të publikohen së shpejti. Ne ju ftojmë të qëndroni me ne dhe të na ndiqni në rrugëtimin tonë në të cilin do të rindërtojmë ëndrrën e ekipit tuaj!
Projekti MakeOver është bashkë–financuar nga Programi Erasmus+ I Bashkimit Evropian.