Tema e përmbajtjes së marketingut dhe në përgjithësi mesazhet që dëshironi audienca juaj t’i dëgjojë është shumë e ndërlidhur me kanalet që do të përdorni për t’i transmetuar ato.
Pra, cilin kanal të përdorim?
Mos krijoni panik. 😊
Filloni duke konsideruar:
Media ose kanali I komunikimit është mjeti ose mënyra që përdoret për të transferuar mesazhet ose informacionin nga dërguesi tek marrësi.
Dhe këto mënyra kanë evoluar shumë në dekadat e kaluara.
Figure 35 – What to consider before deciding on communication channels. Photo source:
https://www.pexels.com/photo/abstract-board-game-bundle-business-267355/
KURORA– KANALET – TRADICIONALIA VS MODERNJA
Mediat modern filluan me shtypje, vazhduan me radio, u bë shumë më e madhe me TV dhe më pas u kthye tërësisht në digjitalizim.
Dhe kjo formon një mënyrë tipike për të shikuar mediat – si tradicionale dhe modern.
Edhe pse të dyja janë ende relevante ka dallime të dukshme në popullaritet dhe përdorim nga grup mosha të ndryshme
Derisa grupet më të vjetra i qëndrojnë akoma besnik TV, kjo ndryshon dukshëm për audiencën e re, të cilët përkundrazi janë përdorues të mëdhenj digjital.
Pra, komunikimi digjital është bërë standard mbizotërues në 20 vitet e kaluara pikërisht para syve tanë. Sot, është e pashmangshme dhe veçanërisht e rëndësishme për brezat e rinj.
Si përfundim:
- Shtrirja e mediave po bëhet më e përhapur çdo ditë
- Ekziston një ndryshim i dukshëm në mënyrën se si grup moshat e ndryshme i përdorin mediat.