KTHEHEMI TEK RRËNJËT


Thuhet se natyra është mësuesi më i mirë për ata që dëgjojnë.


Kjo është ajo që na frymëzoi për të përdorur një nga shpikjet e lavdishme për të shpjeguar metodën e krijimit të strategjisë së komunikimit të jashtëm, modeli hap pas hapi dhe pa (shumë) stres.


Në këtë udhëzues kemi përdorë ekosistemin e një peme për të simbolizuar procesin e zhvillimit të një strategjie të komunikimit.


Çdo pjesë e pemës mbulon një pjesë të veçantë të procesit, megjithatë potenciali i tyre i plotë realizohet vetëm kur ato ndërtohen dhe përdoren së bashku për të arritur një qëllim të caktuar komunikimi.

Pra, si mund të jetë pema e ngjashme me strategjinë e komunikimit?

Është stabile dhe e fuqishme.

Ajo zgjatë shumë (ka jetëgjatësi).

Ndryshon dhe përshtatet.

Përpiqet të arrijë qëllimin e saj përfundimtar – të rritet.

Në faqet në vazhdim do të zhytemi më thellë në secilin seksion me qëllimin për të shpjeguar kuptimin e tij, rëndësinë dhe si organizata mund të përfitojë duke e përdorur atë.

RRËNJËT – IDENTITETI ORGANIZATIV – PSE JU DUHET?

“People don’t buy what you do, they buy why you do it”

Simon Sinek

Ashtu siç nuk ka mbrapa pa përpara, ashtu dhe fillim pa fund. Të gjitha pemët e mëdha, idetë, qëllimet dhe sukseset duhet të fillojnë diku.  Thellë në tokë ose në imagjinatën tuaj është dheu në të cilin fillon të formohet identiteti I organizatës suaj.

Dhe kjo është gjë e mirë.


Jo vetëm një gjë e mirë, por një gjë shumë e rëndësishme që hulumtimi e ka konfirmuar shumë herë, kompanitë që kishin një identitet më të fortë tejkaluan të tjerët dhe priren të fitojnë.


Ne besojmë se kjo nuk ka të bëjë me modelin e biznesit ose fitimin në vetvete, por përkundrazi me mekanizmat e ndërveprimit që gjenden në çdo lloj organizate dhe se është e sigurt të thuhet se kjo vlen për çdo grup njerëzish të mbledhur rreth një qëllimi të përbashkët – nga familja tek OJQ-të. Pra, nëse po pyesnit…


Pra, nëse po pyesnit…

Figure 3 – Y tho meme. Source:
https://knowyourmeme.com/memes/y-tho


 …kjo është ajo aryesja pse.

Kur organizata ka identitet të fortë punonjësit e saj, janë vullnetar, përdoruesit e saj e edhe donatorët janë më të angazhuar të punojnë drejt qëllimit të përbashkët.

Natyrisht që ky nuk është një përbërës ekskluziv për sukses, por duket se dëshmon se është një domosdoshmëri.


Figure 4 – Why identity is important for an organization? Source: Internal

RRËNJËT – IDENTITETI ORGANIZATIV – SI TA KRIJONI ATË?

“A më thoni, ju lutem, cilën rrugë duhet të shkoj prej këtu?”

“Kjo varet nga një marrëveshje e mirë se ku doni të arrini” tha Maca.

“Nuk më intereson shumë se ku—” tha Alice.

“Atëherë nuk ka rëndësi se në cilën rrugë shkoni,” tha Maca.

“— përderisa arrij DIKU,” shtoj Alice si shpjegim.

“Oh, jeni e sigurt që dëshironi ta bëni këtë,” tha Maca, “nëse mund të ecni gjatë mjaftueshëm“

Lewis Carroll – Alisa në botën e çudirave


Figure 5 – Alice in Wonderland. Source: http://thomaskinkadehq.com/product/alice-in-wonderland/

A keni deklaratë të misionit dhe vizionit? A keni vlera të përbashkëta të shkruara ose diçka që e quani qëllim?

Si e keni përdorur atë brenda dhe jashtë organizatës tuaj?

  • Si ju ka ndihmuar të tërhiqni vullnetarë ose fonde?
  • A ju ka ndihmuar të zhvilloni përmbajtjen për komunikim me audiencën tuaj?
  • Apo të gjeni disa kanale të reja për të komunikuar me ta?

Këtë pjesë e kemi mbuluar tashmë tek manuali i punës / udhëzuesi MakeOver e Brendshme, ju dërgon nëpër procesin e përmirësimit/përcaktimit të vlerave të organizatës tuaj, misioni dhe vizioni. Në rast se e keni anashkaluar atë pjesë, këtu po ju sjellim përsëri pasi është edhe element thelbësor i zhvillimit të një strategjie të suksesshme të komunikimit. Ose në rast se ju e keni bërë tashmë, duke kaluar nëpër disa faqe do t’ju ofrojmë ndoshta disa ide më shumë.

Procesi i krijimit të MakeOver të Jashtëm të juaj do të ndjek këto faza:

  1. Përcaktimi i identitetit tuaj – introspektiv në qëllimin e ekzistencës, vlerave dhe objektivave kryesore të organizatës-krijimit të misionit dhe vizionit dhe vlerave;
  2. Dizajni i identitetit tuaj – duke I dhënë formë, fjalë, ngjyra dhe pasion;
  3. Komunikimi i identitetit tuaj – zbuloni audiencën tuaj dhe mënyrën më të mirë për t’iu afruar atyre. Gjithashtu duke ditur se identiteti juaj vjen nga të gjitha pasuritë tuaja – nga zyrat tuaja tek punëtorët, në faqen tuaj të FB;

Të gjithë këta hapa janë po aq të rëndësishëm dhe do t’ju shërbejnë objektivave të komunikimit dhe planeve “të biznesit”.

Ato janë gjithashtu të ndërlidhura si shtresa në një tortë ose dysheme në një ndërtesë dhe për të marrë të marr të fundit do t’ju duhet të keni një bazë të duhur të qëndrueshme – misionin, vizionin dhe vlerat e organizatës suaj.

Misioni dhe vizioni do t’ju shërbejnë për:

✏ Së jashtmi:

  • Frymëzoni audiencën tuaj dhe gjeneroni mbështetje për çështjen tuaj;
  • Komunikoni qëllimet tek palët e interesuara.

Brenda:

  • Përmirësoni qartësinë;
  • Jini në gjendje të matni përparimin tuaj;
  • Sigurimi I drejtimit strategjik;
  • Ndihmoni në çka të përqendroheni (e rëndësishme/jo e rëndësishme);
  • Për të rritur jetëgjatësinë – shfaqja vazhdon edhe nëse stafi ndryshon sepse ekziston një udhëzim i zakonshëm.     

Deklarata e vizionit dhe misionit si të vetme nuk kanë ndonjë vlerë të               veçantë. Megjithatë, ka një vlerë të madhe në përdorimin e misionit tuaj ose deklaratës së vizionit për të gjeneruar diskutime se sa mire (ose jo) organizata po bënë për të përmbushur këtë mision dhe vizion.

5%
Buy now
Albanian