TRUNGU – PËRMBLEDHJA E DIZAJNIT TË IDENTITETIT VIZUAL


Tani që e dini se çfarë e bën dizajnin e mirë, duhet të kuptoni gjithashtu se cila është përgjegjësia juaj në të.

Në përgjithësi, roli dhe përgjegjësia e një organizate për dizajnin e mirë është të ofrojë një përmbledhje sa më të mirë të mundshme – të dal me një dokument të qartë me deklarata se çfarë duhet të bëhet (dizajnohet) dhe pse. Idealja është kur të jetë një përpjekje ekipore, për tu siguruar që perspektivat e ndryshme janë përfshirë dhe asgjë thelbësore nuk është lënë jashtë. Gjithashtu, duke shkruar një përmbledhje së bashku si ekip, rrit angazhimin dhe përgjegjësinë rreth organizatës.


Një përmbledhje e mirë do të ndihmojë personin ose ekipin që ju keni caktuar të marr përsipër përmbledhjen dhe të jetë përgjegjës për dizajnin në organizatën tuaj të kuptoj se çka nevojitet dhe çka jo.


Do të ju ofrojë një pasqyrë të objektivit që dizajni po përpiqet ta zgjidh dhe pritjet thelbësore që vijnë nga vlerat tuaja thelbësore ose kërkesat specifike të projektit.


Nëse përmbledhja juaj është e mirë, do të keni një rezultat të mirë – ekipi juaj i dizajnit do ta kuptojë qartë se çfarë duhet të bëjnë. Kjo është arsyeja pse ju duhet të jeni të saktë dhe mjaft të qartë kur jeni duke e shkruar atë.


Në një botë ideale në të cilën do të keni fonde të pakufizuara ose të paktën të mjaftueshme, do të mund të punësonit një disenjator ose agjenci profesionale për t’iu përgjigjur përmbledhjes tuaj dhe t’ju ofrojë një sërë grafikësh për identitetin tuaj të përgjithshëm (mendoni logon dhe skemën e ngjyrave), një pjesë të veçantë të identitetit tuaj (dizajni i faqes suaj të internetit le ta themi) ose projekt specifik për të cilin po punoni.

Si ta bëjmë atë?

5 këshilla për të shkruar një përmbledhje të mirë:

  1. Dini se çfarë doni të thoni – duhet të jeni në gjendje të shpjegoni nevojën tuaj me përpikëri dhe detaje. Nëse disenjatori nuk është i qartë, asnjëri nga ju nuk do të jetë i kënaqur me rezultatin. Në rast se keni probleme, provoni të njiheni më mirë me temën ose shpalosni ide me dikë që është më i mirë për tu shprehur.
  2. Jini specifik – është përgjegjësia juaj të jepni informacione të nevojshme. Ju jeni ata që keni pasqyrën më të vlefshëm për organizatën tuaj ose projektin në fjalë.
  3. Nuk jeni duke e shkruar për veten tuaj – Vendoseni veten në këpucët e dikujt që nuk e di për ekzistencën e organizatës suaj. Disenjatorët dinë si të vizatojnë, ngjyrat, dizajnojnë por nuk ju njohin juve dhe organizatën tuaj aq mirë. Pra, përdorni përmbledhjen për të prezantuar organizatën tuaj sa më mirë që të jetë e mundur.
  4. Jini të dallueshëm – Shpjegoni qartë çfarë ju bënë unik.
  5. Kërkoni përshtypjet – Para dhe pas J Pyetni nëse gjithçka është e qartë, pyetni nëse ndonjë gjë duhet të shpjegohet më tutje.

TRUNGU – SHEMBULL I PËRMBLEDHJES SË DIZAJNIT TË IDENTITETIT VIZUAL

Përmbledhja e dizajnit


Përcaktimi i qëllimit tuaj

  • Pse organizata/projekti juaj e bënë botën një vend më të mirë?
  • Çfarë problem jeni duke zgjidhur?
  • Cila është zgjidhja juaj?


Pozicionimi i organizatës/projektit tuaj

  • Çfarë ju bënë më ndryshe?
  • Pse e bëni atë që bëni?
  • Cili është vizioni juaj?


Historia dhe objektivat e tanishme

  • Cila është historia e organizatës suaj?
  • Cilat janë aktualisht qëllimet e marketingut / objektivat e komunikimit?
  • Cilat janë aktualisht sfidat e komunikimit?
  • Audienca – Kush dhe si i përdor shërbimet e juaja? Shërbimet e kujt i përdorni ose vareni nga to?
  • Cila është porosia që dëshironi të përcjell?
  • A mund të jepni shembuj të komunikimit aktual?
  • Kush është konkurrenca juaj dhe/ose rol modeli?
  • Si e matni suksesin tuaj?


Pritshmëria dhe koha

  • Çfarë elemente të dizajnit prisni saktësisht? Dhe për kur?


Konsideroni këtë shembull të shkurtër si versionin më të gjerë të cilin ju mund ta përshtatni me nevojat e juaja aktuale ose tema që do dëshironit ta përdorni për dizajn.


Nëse tashmë e keni një identitet të krijuar mirë ju do të dëshironit të përdorni pjesë të saj për ndonjë projekt të veçantë, por sigurohuni që po respektoni identitetin ‘amë’ nën të cilin mund të vijë ky projekt. Mendojeni si një shfaqje televizive. Nëse jeni duke xhiruar Sopranos ju nuk mund të pritni një episodë të jetë për gangster dhe tjetra për Shtëpiaket e dëshpëruara. Dizajni funksionon mirë nëse të gjitha elementet janë të ndërlidhura dhe tregojnë të njëjtën histori gjithëpërfshirëse.


Gjithashtu, mos nxitoni. Një përmbledhje e mirë kërkon kohë dhe nuk është kohë e shpenzuar kot përgatitja e një përmbledhjes së mirë. Faktikisht, duhet ta konsideroni si investim ne një interval të shkurtër për një zgjidhje sa më të mirë të dizajnit, pasi që sa më i qartë të jetë destinacioni aq më shumë hapësirë për frymëzim ka.

24%
Buy now
Albanian