Janë taktika specifike aktuale për të arritur vizionin dhe janë harta rrugore të detajuara për misionin e organizatës suaj.
Duke ju udhëhequr nëpër MakeOver të brendshëm kemi punuar në PLANIFIKIMIN STRATEGJIK të organizatës suaj. Ky plan paraqet një sërë hapash që do t’ju ndihmojnë të arrini vizionin dhe misionin tuaj. Duke folur për strategjitë e komunikimit, ato gjithashtu kanë qëllime të caktuara.
Qëllimet e strategjisë së komunikimit duhet të reflektojnë në qëllimet e përcaktuara në planin strategjik.
Kjo do të thotë, strategjia e komunikimit është një mjet që do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet, misionin dhe vizionin tuaj organizativ.
Pra, për shembull nëse vizioni juaj ishte “jeta në Mars” dhe misioni juaj i njëpasnjëshëm ishte “ofrimi i transportit ndërplanetar me kosto miqësore” qëllimi juaj i komunikimit mund të jetë ndërgjegjësimi për podiumet e specializuara të transportit tuaja artizanale dhe marrja e përdoruesve të rinj.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të qëllimeve të komunikimit. Për OJQ-të, më të rëndësishmet janë:
- Ndërtimi i reputacionit të organizatës suaj;
- Ndërtimi i marrëdhënieve me ndjekësit dhe aderuesit tuaj ekzistues;
- Qëllimet e menaxhimit të detyrave – komunikimi për t’ju ndihmuar të përmbushni detyra të caktuara.
Ide të tjera të qëllimeve themelor:
- Prezantimi i organizatës tuaj tek përdoruesit / donatorët e rinj;
- Promovimi i projektit / programeve tuaja ekzistuese tek më shumë njerëz;
- Krijimi i projekteve të reja;
- Rritja e numrit të ndjekësve në media sociale;
- Ndërtimi i besueshmërisë dhe ekspertizës suaj;
- Mbështetja e përdoruesve dhe ndihmesa për nevojat e tyre.
Mund të keni shumë qëllime komunikimi dhe po, ju mund të keni më shumë se një qëllim në të njëjtën kohë (nëse ndjeheni të pajisur për ta arritur atë), por gjëja e rëndësishme është që të vendosni për atë (ato) bazuar në vizionin tuaj dhe ti qëndroni pas.
Le të përpiqemi të përcaktojmë qëllimet e komunikimit të organizatës suaj.
☞ Kthehuni te plani strategjik i organizatës suaj dhe reflektoni së bashku me ekipin tuaj në vizionin, misionin dhe qëllimet tuaja strategjike;
☞ Diskutoni se si komunikimi mund t’ju ndihmojë të arrini ato qëllime;
☞ Mundohuni ta shkruani me ekipin konsensusin në përmbajtjen e tij.
Nëse qëllimet tuaja nuk përputhen me vizionin tuaj, mbase ju po punoni drejt një vizioni tjetër? Mos harroni se përfundimisht suksesi vjen nga harmonia dhe përafrimi i elementeve brenda pemës tuaj të komunikimit. Nëse keni mbjellë një mollë mos i jepni gjethe luleshtrydhe. Nuk është se ato nuk do të funksionojnë, është se nuk ka kuptim molla nëse dëshironit një luleshtrydhe. Reflektoni dhe tregohuni të vërtetë për çështjen tuaj dhe thelbin e organizatës.
Objektivat e komunikimit
Tani, ne duhet t’i bëjmë qëllimet tuaja më konkrete. Ne do ta bëjmë atë duke përcaktuar objektivat e komunikimit. Çdo qëllim komunikimi ka më shumë se një objektivë komunikimi.
Qëllimi i këtij sistemi të synimeve është të hedh poshtë në secilin prej qëllimeve dhe të vendos pritshmëri të detajuara nga ata dhe të përcaktojë se si do të dukej suksesi pas këtij qëllimi.
Filloni duke përcaktuar 3-5 objektiva kryesore pas çdo qëllimi. Këto objektiva duhet të jenë ambicioze, cilësore, të kufizuar me kohë dhe vepruese nga personi ose ekipi përgjegjës. Objektivat kryesore duhet të jenë të matshëm, të arritshëm, të drejtojnë drejt vlerësimit objektiv dhe të jenë të vështira, por jo të pamundura. Objektivat mund të bazohen në rritjen, performancën ose angazhimin. Shpesh, ato janë numerike, por ato gjithashtu mund të tregojnë nëse diçka është bërë ose s’është bërë, pra një numër binar 0 ose1.
Një qasje e zakonshme e përdorur gjerësisht në përcaktimin e objektivave është strategjia E MENQUR (SMART). Objektivat E MENQURA (SMART) janë shkruar me një fjali dhe përmbajnë të gjitha elementet e mëposhtme:
- Specifike – tregoni qartë se çfarë do të bëhet;
- I Matshëm – përfshin numrin dhe lejon krahasimin;
- E Arritshme – Mendoje si të pamundur por e bëjeni të mundur. Kjo do të thotë të mos jetë e lehtë;
- I Përshtatshëm – rezultati do të kontribuojë në qëllimin dhe misionin organizativ;
- Koha e kufizuar – përfshini caktimin e kohës se kur do të ndodh veprimi.
SHEMBULL
Qëllimi – Të rrisim praninë tonë në mediat sociale.
Objektivat – Rritja e abonentëve të YouTube në 100 000 deri në fund të vitit të ardhshëm.
Kur të keni përcaktuar qëllimet e komunikimit, drejtojeni ekipin tuaj drejt përcaktimit të objektivave të komunikimit të organizatës suaj duke përdorur gjithçka të cekur më sipër.