Plani i veprimit

Janë edhe dy hapa të tjerë për të përfunduar përgjigjen në pyetjen “Si mund të arrijmë atje”.

Hapi i parë, është plani i veprimit.

Kur caktohen qëllimet dhe objektivat strategjike, duhet të diskutoni me ekipin tuaj si ti arrini ato qëllime. Hapat për arritjen e qëllimeve dhe objektivave në afatin kohor të përcaktuar quhet plan i veprimit. Për t’ju mbështetur në krijimin e planit tuaj të veprimeve, ne përgatisim një tabelë themelore të cilën duhet ta plotësoni për secilën objektivë:

  • Cilat aktivitete do të zhvilloni për të arritur objektivin tuaj;
  • Cilat janë rezultatet e pritura nga ato aktivitete;
  • Kush do të jetë përgjegjës për drejtimin/koordinimin e këtij aktiviteti;
  • Cili është një afat kohor për realizimin e veprimtarisë
Table: Strategic action plan

Hapi i dytë, janë burimet për përmbushjen e këtij plani.

Pasi të keni mbaruar me planin tuaj të veprimit, është koha e përkryer të hidhni një vështrim mbrapa në kapacitetet dhe burimet tuaja organizative. Shikoni nëse plani strategjik i veprimit është realistik dhe i arritshëm. Ju mund të zbuloni se plani juaj strategjik është i arritshëm me burime që keni ose jo. Nëse rezulton të qëndroj skenari i dytë, atëherë duhet të merrni disa vendime përpara se të përfundoni me strategjinë tuaj:

  1. A ka mundësi të zgjeroni burimet për të përmbushur planin tuaj strategjik dhe si?
  2. Nëse nuk ka, atëherë zgjedhjet e vështira për të dhënë përparësi për disa qëllime strategjike mbi tjetrin janë përpara jush. Jini të guximshëm kur merrni vendime.

KËSHILLA DHE TRUKE KUR BËNI PLANIFIKIMIN STRATEGJIK

Tani, ju jeni gati të hartoni një plan strategjik të organizatës suaj. Mbani mend:

Dështimi për të planifikuar është planifikim për të dështuar

Alan Lakein

Në fund, ne dëshirojmë të ndajmë me ju disa parime që duhet ti keni parasysh kur hartoni planin strategjik:

  1. Ideja e zhvillimit të planit strategjik duhet të mbështetet ose të iniciohet edhe më mirë nga menaxhmenti i lartë i organizatës suaj;
  2. Ndani procesin – sigurohuni që të përfshini të gjithë personat përkatës nga organizata juaj, nga drejtuesit deri tek vullnetarët. Konsideroni rëndësinë e ndarjes së procesit me bashkëpunëtorët tuaj, palët e interesuara ose donatorët. Ata mund të sjellin vlera shtesë në procesin tuaj të planifikimit, dhe më e rëndësishmja të merrni ndjenjën e pronësisë mbi të;
  3. Mësoni nga gabimet tuaja të kaluar ose shembujt e OJQ-ve të tjera. Përkushtimi i kohës për të analizuar gabime te kaluara ose rishikimi i planeve strategjike të suksesshme  dhe dështimet e organizatave të tjera, mund t’ju ndihmojë të shmangni gabimet dhe të hartoni një plan të mirë;
  4. Përveç bërjes së procesit gjithëpërfshirës, duhet ta bëni atë praktik, të thjeshtë dhe të kuptueshëm për të gjithë.
  5. Vlera e planifikimit strategjik nuk është në posedimin e një dokumenti, por në zbatimin praktik të tij. Përdoreni atë në punën tuaj të përditshme!
  6. Organizoni mbledhje një herë në vit për të rishikuar planin tuaj strategjik. Mund të ndodh që keni arritur qëllimet tuaja dhe tani duhet të përcaktoni një plan të ri, ose kuptoni që arritja e një qëllimi të caktuar nuk është realistike dhe kështu kërkoni një ndryshim.
  7. Bëhu i guximshëm! Disa vendime mund t’ju duken të vështira për tu marr. Megjithatë, qëllimi juaj është të arrini vizionin tuaj, kështu që kjo qasje është e nevojshme.
  8.  

Good luck with desiPaqi fat në hartimin e planit tuaj strategjik! Jgning your strategic plan! 😀

33%
Buy now
Albanian