Një koncept tjetër që përdoret zakonisht në marketing komercial për të lehtësuar komunikimin dhe përkthehet lehtësisht përtej bizneseve fitimprurëse, është krijimi i personave blerës.
ÇFARË ËSHTË PERSONI BLERËS?
Një person blerës është një karakterizim gjysmë fiktiv i audiencës tuaj të synuar.
Mendoni: Rachel – Zonja macë, Mina – the millennial socialite ose Bob – Ndërtuesi. (Sapo I krijuam këto mendime por po e kuptoni esencën😊 )
Është një personazh tipik që përfaqëson grupin tuaj të synuar – dhe krijimi i personave blerës është një mjet për të humanizuar dhe thjeshtuar konceptin potencialisht të paqartë ose zyrtar të grupeve të synuara.
Edhe pse imagjinare, këta persona blerës bazohen në të dhëna reale, sjellje dhe demografi të mësuara përmes përvojës së mëparshme, çdo lloj interviste, sondazhi dhe statistika.
Në rastin e OJQ-ve, një titull më i përshtatshëm mund të jetë “personat përdorues” ose “personat e interesit” ose ndoshta diçka tjetër plotësisht – e përshtatur më mirë për nevojat tuaja specifike, mos u vini vesh formaliteteve dhe emrave, çështja është në përfitimin që sjell ky koncept.
Pra, qëllimi përfundimtar i procesit është të dini gjithçka mbi personalitetin tuaj të përdoruesit; roli i tyre në punën dhe jetën e tyre, pëlqimet dhe mospëlqimet e tyre, demografia e tyre dhe më shumë.
Në këtë mënyrë do të vini në shënjestër më mirë personalitetin e përdoruesve tuaj dhe do të jeni në gjendje të gjeni mënyra më të lehta për t’u komunikuar me ta.
Dhe ju do t’i keni të gjitha këto informacione në një format shumë “miqësor për lexuesit”, i cili do të jetë i lehtë për t’u kuptuar dhe përdorur në të gjithë organizatën.
Ju lejohen dhe duhet të keni sa më shumë personazhe përdoruesish të ndryshëm aq sa tregje të synuara, por të jeni të kujdesshëm pasi një personazh përdorues nuk është thjesht një përshkrim i blerësit / përdoruesit tuaj. Qëllimi është të ju jap udhëzime për marketing, duke ju ndihmuar të kuptoni gjuhën që duhet të përdorni për të pasur sukses.
DEGA – GRUPET E SYNUARA – KRIJIMI I PERSONAVE PËRDORUES (SHEMBULL)
Siç thonë një foto flet sa një mijë fjalë, kështu që le të vazhdojmë me disa shembuj të personave përdorues për të pasur një ndjenjë kur flasim për ta. Do të vini re duke kaluar këto shembuj, ka mënyra të ndryshme për ta bërë atë dhe nivele të ndryshme detajesh. Përdorni këto për qëllime frymëzuese, por qëndroni besnik ndaj nevojave tuaja dhe përshtatini ato për t’i shërbyer qëllimit tuaj.
Qëllimi është të keni diçka që mund ta përdorni për qëllimet tuaja të komunikimit dhe duhet të përmbajë vetëm informacione që mund ta mbështesin dhe lehtësojnë atë. Nëse të ardhurat e përdoruesve janë të parëndësishme, largoni, por sigurohuni që të gërmoni në specifikat dhe origjinalitetin e përdoruesve tuaj që mund të mos duken të mëdha, por mund të jenë shumë të dallueshme. Nëse përdoruesi juaj për shembull është në një pjesë të vogël të qytetit tuaj, nuk ka rëndësi nëse nuk është një territor i madh duhet ta përfshini, sepse është ajo që i ndan ata nga pjesa tjetër.
Në 4 shembujt e ardhshëm, 2 të parat janë për personat B2C – të ngjashëm me përdoruesit tuaj të OJQ-ve dhe 2 të dytat janë persona B2B që mund të jenë donatorët tuaj.
Natyrisht ka disa këshilla për me të cilat mund t’i ndihmoni vetes:
- Përdorni fotografi dhe citate për referencë të shpejtë dhe kuptim të pikëpamjeve kryesore të personalitetit tuaj
- Përfshini të gjitha karakteristikat e rëndësishme, por mos mbingarkoni me detaje të vogla
- Kaloni kohë duke analizuar dhe duke u zhytur thellë, ajo do të ju paguhet në hapat e ardhshëm