Ashtu siç nuk ka një përkufizim të caktuar për strategjinë, e njëjta vlen edhe me qasjen ndaj planifikimit strategjik. Nuk ka asnjë metodologji më të mirë për ta bërë këtë, dhe ky proces më së shumti varet nga organizata në organizatë. Megjithatë, duke i analizuar praktikat me organizatat rinore nga e gjithë Evropa, ne kemi përmbledhur një metodologji hap pas hapi që dëshmojë suksesin e saj. Përkundër kësaj, ju gjithmonë duhet të jeni të hapur për ide të reja nga ekipi juaj dhe të përpiqeni ta përshtatni këtë qasje në organizatën tuaj dhe nevojat organizative.
Plani strategjik përbëhet nga disa elemente që do të mund të përmblidhen në disa pyetje:
Kush jemi ne?
Ku është organizata jonë tani?
Ku do të donim të ishim në të ardhmen?
Çfarë duhet të bëjmë për të arritur atje?
Gjatë faqeve të ardhshme, ne do t’ju drejtojmë përmes këtyre pyetjeve, duke ju siguruar metodologji se si t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve.
Këshillë: Kur hartoni një plan strategjik të organizatës suaj, ju duhet ta keni parasysh t’i përfshini të gjithë ata që kanë lidhje të caktuara me organizatën tuaj në këtë proces. Kjo do të thotë të përfshini të gjithë nga menaxhmenti i lartë e deri tek vullnetarët, por edhe përfituesit e shërbimeve tuaja, të gjitha palët e interesuara dhe donatorët (nëse është e mundur). Duke i përfshirë ata ju do të:
Nuk ka asnjë rregull se si t’i përfshini të gjithë ata në këtë proces, por duke pasur parasysh këtë në mendje dhe duke diskutuar rreth tij me ekipin tuaj do t’ju dërgojë drejt zgjidhjes
- Bëni strategjinë më të rëndësishme dhe më realiste;
- Ndërtoni mirëkuptim dhe besim midis të gjitha palëve të përfshira;
- Ndani pronësinë mbi strategjinë e cila do t’i bëjë ata të gjithë më të përkushtuar.
Tani le të bëjmë planin tuaj strategjik organizativ!