Planifikimi strategjik

Udhëtimi i OJQ-së suaj në MakeOver të brendshëm po e fillojmë me dokumentin kryesor të zhvillimit të sektorit të biznesit – një plan strategjik. Ekziston një thënie e famshme nga Antoine de Saint-Exupery, që thotë:

Një qëllim pa plan është thjesht një dëshirë

Bizneset, të vetëdijshëm për këtë, bëjnë shumë përpjekje në hartimin e një plani strategjik i cili do t’i ndihmojë ata të arrijnë qëllimet e tyre – të shesin produkte, të ofrojnë shërbime, etj. Nga ana tjetër organizatat, edhe pse kanë qëllime dhe mision të caktuar, rrallë kanë plane funksionale strategjike. Në shumicën e rasteve OJQ-të nuk kanë njohuri se çka është plani strategjik dhe si ta zhvillojnë atë. Si rezultat i kësaj, ato organizata shpesh “dalin jashtë binarëve” duke zbatuar projekte të cilat nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me qëllimet e tyre. Kjo ndoshta mund të ju ndihmojë të siguroni mbështetje financiare afatshkurtër ose t’ju lejojë të përjetoni një eksperiencë pune në një fushë tjetër, megjithatë nëse kjo nuk është pjesë e strategjisë suaj, atëherë kjo humbje e burimeve dhe kohës mund të ju largojë nga qëllimi juaj. Kjo është arsyeja pse është i nevojshëm një plan strategjik i detajuar, por më e rëndësishmja është – kur ta zhvilloni atë, t’i përmbaheni atij plani.

Sigurisht, bizneset mund të punësojnë ekspertë për t’iu ndihmuar ata të hartojnë plane strategjike, por OJQ-të shpesh nuk kanë burime për ta bërë këtë. Kjo është një nga arsyet kryesore për zhvillimin e këtij manuali pune, për të mbështetur organizatat si ajo e juaja që të zhvillojnë një plan strategjik i cili do të ju udhëheq drejt përmbushjes së qëllimit tuaj.

Përkufizimet


Para se të hyjmë në procesin e planifikimit strategjik, duhet të jemi “në të njëjtat frekuenca” për atë se çka është planifikimi strategjik. Kur punoni në atë me ekipin tuaj, ju gjithashtu do të dëshironit të siguroheni që në fillimin e procesit se të gjithë e kanë të qartë se çfarë është planifikimi strategjik.


Ka shumë përkufizime të strategjisë mbi të cilat mund të gjeni nëse filloni të kërkoni. Sipas Google, strategjia është:

E thënë me fjalët tona, strategjia është kornizë për të gjitha vendimet e marra nga organizata juaj e cila do t’ju ndihmojë të arrini misionin tuaj. Për më tepër, planifikimi strategjik është një proces i krijimit të dokumentit i cili ju ndihmon të vendosni në letër strategjitë thelbësore. Do t’ju dërgojë nga “Kush jeni ju tani” tek “Ku do të dëshironi të jeni”. Ky dokument përmban të gjitha elementet të cilat do të ju ndihmojnë të merrni vendime koherente në punën tuaj në vitet e ardhshme. Strategjitë shpesh janë krijuar për periudhë 2 deri në 5 vjet, por kjo varet nga organizata. Dikush mund të argumentojë që strategjia nuk duhet domosdoshmërish të shkruhet, megjithatë të kesh strategji në një dokument i ofron organizatës suaj shumë përfitime:

  • Ju mund t’i referoheni gjithmonë kur merrni vendime;
  • Sigurohuni që të gjithë në organizatën tuaj janë në të njëjtën rrugë për të arritur vizionin tuaj organizativ. Edhe nëse dikush i ri do të vijë në ekipin tuaj, do të jetë i njoftuar me qëllimin dhe rrugën e organizatës suaj;
  • Do të forcojë frymën e ekipit punues në organizatën tuaj;
  • Do të jetë më e lehtë për ju të krijoni marrëdhënie të mira me donatorët tuaj;
  • Projektet që po i zbatoni, të gjitha do të shkojnë drejt të njëjtit drejtim – misionit tuaj;
  • Do t’ju ndihmojë të merrni vendime më të mira ku të investoni kohë, para dhe burime njerëzore në punën tuaj.
8%
Buy now
Albanian