Procesi i rekrutimit

Pasi të keni bërë planifikimin, duhet ta zbatoni atë. Në fillim duhet të gjeni vullnetarë të përshtatshëm. Në mënyrë që të kthehemi te roli i vullnetarëve, përshkrimi i punës vullnetare duhet të përmbajë elementet e mëposhtëm:

  • Titulli i pozitës së vullnetarit;
  • Qëllimi i kësaj pozite në lidhje me misionin për vullnetar dhe qëllimet tuaja strategjike;
  • Përcaktimi i qartësi detyrave që ai/ajo do të kryejë;
  • Profili i vullnetarit që po kërkoni (aftësitë e tij, kompetencat, vlerat);
  • Kohë të cilën vullnetari do t’i kushtohet punës brenda organizatës suaj;
  • Lista e përfitimeve që organizata juaj do t’u ofrojë vullnetarëve (kompetencat që do t’i ndihmoni ata për të marr, trajnimet të cilat do të mund ti mbajnë, certifikatat që do të marrin, etj.);
  • Masat e monitorimit për të përcjellë performancën e vullnetarëve;
  • Emri dhe detyrat e personit përgjegjës për menaxhimin e vullnetarit/ëve.

.

Duke e bërë këtë sa më të qartë që të jetë e mundur, do të ndihmojë vullnetarët të kuptojnë saktësisht çka ata mund të marrin dhe cilat çfarë pritje ka organizata për ta. Por gjithashtu, do të ndihmojë organizatën tuaj të koordinojë më lehtë procesin më lehtë dhe të përcjell progresin e saj, të rishikojë dhe ripërcaktojë procesin, ta përmirësoni atë dhe të vazhdoni drejt vizionit tuaj.

Gjithçka e thënë më lartë është kryesisht e zbatueshme kur jeni duke kërkuar vullnetarë me aftësi të caktuara për të mbështetur organizatën tuaj në disa aspekte të saj. Megjithatë, nëse keni disa aktivitete dhe ju duhet të tërhiqni një numër më të madh të vullnetarëve, pavarësisht nga kompetencat e tyre, atëherë përshkrimi më lartë duhet t’i përshtatet situatës.

Përdorni këtë përshkrim për të krijuar thirrje frymëzuese për vullnetarët. Mbani mend, thirrja duhet të jetë e qartë, koncize dhe të njëjtën kohë motivuese – njerëzit që vijnë të punojnë për organizatën tuaj janë të shtyrë nga vlerat, kështu që ju duhet t’i frymëzoni ata. Vendosni se ku do ta përhapni atë thirrje – rrjetet sociale, faqe interneti, klubet rinore, shkolla, etj.

Gjithashtu, ju duhet ta keni parasysh se në çfarë mënyre do të zgjidhni vullnetarët.  Disa nga teknikat që mund të përdorni dhe kombinoni janë:

  • Formulari i aplikimit – përgatisni paraprakisht këtë formular;
  • Letër motivimi;
  • Intervista – përgatisni veten me pyetjet që dëshironi të gjeni;
  • Rekomandime;
  • Teste logjike, etj.

➤ Së fundmi, zgjidhni vullnetarët tuaj dhe ftojini ata të bashkohen me ju në punën tuaj!

62%
Buy now
Albanian