Menaxhimi i njerëzve në organizatën tuaj

Zhvillimi i një ekipi njerëzish që do të drejtojë organizatën tuaj drejt arritjes së vizionit tuaj organizativ është një nga detyrat kryesore me të cilat përballeni ose mund të përballeni në punën tuaj.


Suksesi i organizatës suaj varet nga njerëzit dhe njohuritë që kanë. Nëse keni një ekip njerëzish që ndajnë vlera të njëjta me organizatën tuaj, janë të motivuar dhe të aftë në punën e tyre dhe “frymojnë si një”, atëherë mjedisi juaj i punës duhet të jetë një vend ku secili anëtar i ekipit, nuk ka ndryshim nëse ata janë punonjësit ose vullnetarët, vijnë të buzëqeshur. J


Ju si udhëheqës dëshironi që ata të përmbushin detyrat që ua caktoni dhe të zhvillohen, në mënyrë që ata të marrin një rol më të përgjegjshëm në të ardhmen; qofshin ato për të drejtuar organizatën, disa nga departament e saj, të sjellë një vlerë të shtuar ose të hap kapitull të ri në punën e organizatës suaj. Por mbështetja e tyre në atë mënyrë nuk është një detyrë e lehtë. Ju duhet të menaxhoni ata njerëz në mënyrë që ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë.


Të bëni më të mirën për punonjësit tuaj do të bëjë ata/ato të lumtur, dhe do të kthej si rezultat performancë më të mirë në punë.


Qasja që ne konsiderojmë këtu është përqendrimi tek individët. Duke e bërë secilin individ më të mirë, ne do të bëjmë organizatat dhe punën tonë më të mire. Kjo mbështetet tek të gjithë në organizatat tona, përfshirë edhe ne. Në qoftë se ne duam të kemi të punësuar të mirë, ne duhet të jemi udhëheqës të mirë.

Përgjatë këtij kapitulli të MakOver të brendshëm do t’ju sjellim:

  • Rolet më të zakonshme Brenda ekipit dhe karakteristikat e tyre;
  • Llojet e udhëheqjes dhe si të bëheni të mirë;
  • Si të ofroni mbështetje mësimore për njerëzit tuaj;
  • Metodat për të siguruar produktivitet të lartë të njerëzve (motivimi, fuqizimi, pasqyrimi i punës);
  • Menaxhimi i vullnetarëve tuaj.
36%
Buy now
Albanian