MENAXHIMI I PROJEKTIT – nga Ideja tek Realizimi


Edhe pse në shikim të parë mund të duke se menaxhimi i projektit është diçka krejtësisht e ndryshme nga drejtimi i një OJQ-je, në projektet tona botërore aktiviteti kryesor është të arrijmë vizionin e organizatës sonë. Është një mjet kryesor për të arritur nga GJENDJA AKTUALE në GJENDJEN E ARDHSHME TË DËSHIRUAR. Prandaj, projektet dhe aktivitetet që ne po zbatojmë janë mjete që na shpien drejt rrugës tonë të ndryshimit të komunitetit tonë. Por nëse ne futemi në mjetin ose autobusin e gabuar, mund të devijojmë rrugën e planifikuar.


Projektet tona duhet të përafrohen me misionin dhe vizionin e organizatës sonë. Vetëm në atë mënyrë ne do të mbajmë mjetin në rrugën e duhur të ndryshimit.


Çështja e parë shpesh zgjidhet nga plani juaj strategjik organizativ për të cilin kemi folur në një nga kapitujt më herët të këtij manuali pune. Thjesht duke kontrolluar nëse projekti ose ideja juaj janë në përputhje me qëllimet tuaja strategjike.


⛽ Megjithatë, ekziston një problem më i madh. Po sikur mjetit tuaj ti mbaroj karburanti?!


Me karburant nënkuptojmë financimin e ideve tuaja që duhet t’ju çojnë drejt vizionit tuaj. Prandaj, është e nevojshme të shndërroni idetë tuaja në projekte të suksesshme që do të fitojnë mbështetje nga donatorët. Duke pasur parasysh këtë, MakOver i brendshëm i organizatës suaj gjithashtu përfshin rishikimin e mënyrës se si ju dhe ekipi juaj po administroni projektet. Ky manual pune do të ofrojë qasje hap pas hapi për të shndërruar idetë në aplikime projekti dhe aplikimet e projektit në ndryshime konkrete në shoqërinë tuaj. Ju do të keni mundësi të hulumtoni më shumë në:

  • Metodologjia e shndërrimit të ideve në aplikim;
  • Këshilla si të drejtoni një projekt dhe gjërat e rëndësishme për të cilat duhet të kujdeseni;
  • Menaxhimi financiar;
  • Vlerësimi dhe përcjellja.


⛽ Me ekspertizën e dhënë ne synojmë t’ju ndihmojmë të mos harxhoni kurr të gjithë karburantin.

ÇDO GJË FILLON NGA IDEJA


Shkrimi i aplikacionit tuaj të projektit fillon me një proces planifikimi. Procesi i planifikimit është i thjeshtë dhe intuitiv. Çdokush bënë plane në një masë të caktuar në përditshmëri. Ju me siguri nuk jeni të vetëdijshëm që për planifikimin e blerjeve ushqimore në baza javore ose organizimi i ahengut ka elemente të projekt propozimit, në fakt ju I përgjigjeni pyetjeve si: PSE, ÇKA, SI, SA. Mbi të gjitha, në fund të aktivitetit (blerjeve ushqimore ose ahengut), ju ose jeni të kënaqur me rezultatet ose jo, kështu që pa vetëdije ju keni vendosur disa kritere sipas të cilave ju vlerësoni nivelin e suksesit tuaj, I cili është gjithashtu pjesë përbërëse e një projekt propozimi – plani I vlerësimit. Sigurisht, edhe pse procesi I planifikimit është I thjeshtë në thelb dhe në përgjithësi I njohur, përgatitja e një projekti të shkruar mirë kërkon disa shkathtësi dhe njohuri të tjera. Hapi I parë drejt këtij qëllimi (njohuritë) mund ti gjeni në faqet në vijim, ndërsa të tjerat (shkathtësitë) zakonisht fitohen nëpërmjet punës praktike.


Pra, le të flasim për njohuri. Gjithçka fillon nga ideja për të ndryshuar diçka në mjedisin tuaj. Ato ndryshime të dëshiruara në komunitetin tuaj ju i keni synuar tashmë kur bëni një planifikim strategjik të organizatës suaj.

Ka disa hapa që do t’ju ndihmojnë të zhvilloni ide të mira:

  • Synoni njerëzit që janë të rëndësishëm për organizatën tuaj në organizimin e aktiviteteve dhe shkrimin e aplikacioneve në fusha të caktuara;
  • Ftojini ata në një takim dhe sigurojuni paraprakisht qëllimin e takimit dhe nëse është e mundur, disa materiale mbi temën;
  • Përgatitni një listë të pyetjeve që mund t’ju ndihmojnë të nxisni diskutimin për çështje të caktuara;
  • Hapni një sesion për krijim të ideve se si të trajtoni çështjet e synuara – MBANI NË MEND SE ZGJIDHJA JUAJ DUHET TË JETË NË LINJË TË NJEJTË ME STRATEGJIN TUAJ;
  • Konsideroni rëndësinë e përfshirjes së grupit të synuar dhe përfituesve përfundimtar në procesin e planifikimit. Ata mund t’ju japin njohuri dhe përvojë të vlefshme.
  • Thelbësore në këtë proces është të përgjigjeni në pyetjet më të rëndësishme – PSE doni të zbatoni këtë projekt/ide? Duke formuluar dhe analizuar përgjigjen e kësaj pyetjeje PSE, jo vetëm që do të zhvilloni një varg arsyetimesh që ju mund ti përdorni për të shpjeguar rëndësinë e projektit tuaj tek partnerët tuaj dhe gjithashtu për donatorët potencial si përgjigje ndaj disa nevojave të identifikuara në shoqëri, por gjithashtu vendosi bazën për krijimin e një projekt propozimi të plotë, siç do të shihni më poshtë.


Metodologjia e planifikimit e ekspozuar në këtë manual pune nuk është e vetmja që mund të shndërroj idetë tuaja në një plan veprimi, megjithatë, është shumë efikas dhe shpesh përdoret për shkak të thjeshtësisë së tij dhe një vazhdimësie të hapave të logjikshëm.

Secili donator ka një formë aplikuese dhe është e mundur që ju të gjeni një terminologji ose strukturë më të ndryshme të planit në lidhje me atë që ju rekomandojmë, por nëse keni një ide të qartë të asaj që synoni të arrini me projektin, ju nuk duhet të keni vështirësi për të plotësuar forma të ndryshme të aplikimit. 

Deri në fund të këtij procesi do të keni mundësi të përgjigjeni në pyetjet vijuese:

  1. A është në një mendje me vlerat tona?
  2. A është në një mendje me misionin tonë?
  3. Cila është mënyra më e efektshme për ekzekutim? A kemi burime për të? A mund t’i sigurojmë burimet?
  4. Qartësi / Kuptueshmëri për të rinjtë? A ka nevojë për të?
  5. A duam me të vërtetë ta bëjmë këtë?
81%
Buy now
Albanian